Denoncimi i qytetarit, kreu i komunës: Mosmirënjohës! Trajtohet me bonus qiraje nga Bashkia Durrës

24/10/2020 - 19:31

Kryetari i njësisë administrative Ishëm, Kadri Gjyli ka reaguar lidhur me denoncimin e qytetarit Altin Bushi se banesa e tij është dëmtuar rëndë e shpallur e pabanueshme dhe e cilësuar për t’u shembur, por autoritetet përkatëse ende nuk i japin leje për të shembur atë e për të rindërtuar të renë.

Përmes një postimi në Facebook, Gjyli e cilëson Bushin si mosmirënjohës që ka mohuar ndihmën e tij, pasi vetë administratori i ka dërguar 4 pako me ushqime.

Më tej, në postimin e tij, Gjyli sqaron se Bushi trajtohet me bonus qiraje nga Bashkia Durrës ndërsa sa i përket pretendimit të denoncuesit se kreu i njësisë po pengon prishjen e banesës së tij, ky i fundit shkruan se me vendim të Këshillit Bashkiak është miratuar që shtëpia e Bushit të prishet.

POSTIMI I PLOTË

Te nderuar banor te Njesise Ishem! Duke pare lajmin e meposhtem te cilen mosmirenjohesi Altin Bushi kishte folur ne media sikur Bashkia Durres dhe kryesisht administratori dmth une nuk e paskam ndihmuar fare dhe madje si kam dhene as pergjigje e ndjeva te nevojshme te ndaj disa fakte me ju.

1. E para e punes mosmirenjohesi Altin Bushi thote qe Njesia sme ka ndihmuar per asgje nderkohe qe vetem une si administrator i kam derguar kater pako te plota me ushqime dhe detergjent ne shtepi. Sic do ta shikoni edhe ne foto.

2. E dyta Mosmirenjohesi Altin Bushi sot trajtohet me bonus qeraje nga Bashkia Durres sic do ta shikoni edhe ne listen me foto ne te cilen ju ka bere likujdimi keshtu qe mund te shkoj edhe ne ndonje banese me qera pasi per kte paguhet dhe bonusi qerase..

3. E treta po ju dergoj vendimin e keshillit bashkiak ne te cilen mosmirenjohesi Altin Bushi pretendon qe une qenkam pengese qe ai mos te prishe shtepine, nderkohe qe me vendimin 72 date 20.07.2020 eshte miratuar qe shtepia e mosmirenjohesit Altin Bushi te prishet.

4. E katerta thote qe sme kane ardhur inxhinier me licence nderkohe qe po postoj me foto akt konstatimin e bere nga Inxhinieret e Bashkise Durres qe shtepia eshte Ds5 si dhe akt ekspertizen e thelluar te bere nga Inxhinieret e Institutit te ndertimit Tirane dhe sigurisht qe jane inxhiniere me license.

Te nderuar banore jo vetem Altinin por nuk ka shanc qe une mos te kem pritur dhe shpjeguar qofte edhe nje femije te vogel ne zyren time dhe sic e thote edhe vete ne media jo me larg se disa ditesh e kam pritur ne Zyre dhe ja kam shpjeguar me detaje edhe planin e shtepise si do te behet por edhe firmen ndertuese te cilen do tja ndertoje shtepine..

Dhe ndersa Altini dihet qe kto genjeshtra i thote per arsye politike une deri me sot nuk kam pare dhe ndihmuar asnje familje politikisht dhe kete mund ta vertetojne shume banore te Njesise.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pasditen e sotme, në nderim të 51 viktimave që humbën jetën një vit më parë nga tërmeti me magnitudë 6.4 Rihter, u ndezën qirinj pranë pa

Mjeku Leonard Solis tha në emisionin “Opinion” se situata pandemike me klinikën aktuale që po paraqet, do të vazhdojë të paktën edhe për

Ministrja Ogerta Manastirliu në një lidhje në emisionin “Opinion” tha se qeveria shqiptare ka parapaguar përmes Covax vaksinë për 5750 mi

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përjashtuar nga gara për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese 3 gjyqtarë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të shmangni lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandal

Bashkia Durrës njofton se Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë Ministria e Mbrojtjes Ti

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka lajmëruar se nga 1 dhjetori klasat e arsimit fillor dhe maturantët do të vijojnë mësimin në shkolla dh

Policia e Shtetit ka gjobitur 659 qytetarë për për mosvendosjen e maskave mbrojtëse anti-Covid, gjatë 24 orëve të fundit.

Të rinjtë e Forumit Rinor Eurosocialist Durrës kanë përkujtuar sot viktimat e tërmetit të 26 nëntorit të një viti më parë.

Këshilli Bashkiak Durrës do të zhvillojë një mbledhje jashtë radhe me mjete të komunikimit elektronik.