Anija "Red Star1" me flamur panamez, e pajisur me gjithë dokumentacionin e nevojshëm për linjën ndërkombëtare Brindizi – Vlorë, që nga viti 2016 gjatë sezonit turistik, për një afat kohor prej 2 muajsh, kryen edhe linjën Brindizi – Sarandë.

Vjen në Sarandë në orën 06.00 të mëngjesit të çdo të hëne dhe ikën në orën 12.00 të po kësaj dite. Sjell në Sarandë turistë italianë javorë dhe dyjavorë. Ditën e sotme, anija "Red Star 1 " kishte në bord 702 turistë italianë dhe 140 mjete, të cilët kanë prenotuar nëpër hotelet e Sarandës për të qëndruar në qytetin bregdetar një javë. Por çuditërisht ditën e sotme anija "Red Star 1" është penalizuar nga kapiteneria e Portit duke u gjobitur me një gjobë 2000 Euro, raporton Tele Joni.

Shpëtim Muho, administratori i "Joy Cruise Albania", në prononcimin për "Tele Jonin" shkon më tej duke akuzuar drejtpërdrejt se "kapiteneria e Portit është urdhëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë detare, Paulin Ndreu, i cili ushtron presion mbi kompaninë, duke mos lejuar anijen me turistë italianë të pushojnë në Sarandë. Unë shprehet, administratori Shpëtim Muho, kam lidhur kontratë, sipas legjislacionit shqiptar me kompaninë "Seamed Trading " pronë e të cilit është edhe anija turistike "Red Star 1", anije kjo që operon si anije turistike në linjën Brindizi – Sarandë dhe kthim. Ky presion ka vetëm një emër, korrupsion, shprehet Muho, ndërsa shpreson në zgjidhje të problemit të krijuar, pa asnjë arsye dhe duke qenë tepër i rregullt.

Për shqetësimin e krijuar axhendi detar dhe turistik, Shpëtim Muho i është drejtuar sot edhe kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri. Ndërkohë jashtë kamerës nga kapiteneria e Portit Sarandë si shkak i gjobës dhe moslënies të operojë edhe snija "Red Star 1" është bërë e ditur se: "Anijet e linjës nuk mund të punojnë si anije turistike". / tele joni