Denoncimi/ Shefi i Policisë ngacmon seksualisht 15-vjeçaren, i dërgon video të turpshme

11/02/2019 - 13:32

Newsbomb.al, ka publikuar denoncimin e një gruaje e cila akuzon shefin e policisë së zonës Grumiere nga Malësia e Madhe, Berham Bajrakurti, që ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj 15-vjeçare.

Gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet publik, rrëfen për Newsbomb.al tmerrin e përjetuar ndërsa pohon se familja e saj do të largohet nga Shqipëria pas kësaj ngjarjeje.

Sipas, rrëfimit të publikuar nga Newsbomb.al, shefi i policisë e ka marrë në makinë vajzën, e ka telefonuar e madje ka kryer akte të turpshme në bisedat me të në telefon. E ëma pohon se pasi ka parë pamjet e turpshme, dhe ka folur me vajzën, ka marrë videot e bashkë me të bijën ka shkuar në komisariatin e Koplikut për ta denoncuar por aty askush nuk e ka pritur.

"Jam prind i një vajze 15 vjeçare nga Malësia e Madhe, fshati Gruemiere. Dua të denoncoj këtë shtet të kapur nga perversiteti e imoraliteti që po na detyron të ikim nga ky vend, marrë shkas nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, ku jan përdhunuar vajza minorene. Atë fat e ka patur dhe vajza ime duke u ngacmuar nga shefi i policisë së zonës Gruemiere shetetasi Berhan Bajrakurti. Para 4 ditësh me vjen vajza nga shkolla e shqetësuar, e pyeta se cfarë kishte. Ajo pati frikë të më rrëfente.

Pas disa oresh arriti të më tregoje se kishte dalë para ky njeri duke e ngacmuar dhe duke i thënë hajde hyp në makinë me mua të bej xhiro me makinë. E kishte ndjekur vajzën deri në afërsi të shtëpisë. Nuk ishte hera e parë që e përndiqte pasi këtë gjë e ka bërë edhe nëpërmjet telefonit duke i telefonuar vajzën duke i dalë nudo  dhe duke kryer veprime të ndyra. Vajza e kishte filmuar këtë person, me të marr filmimet me vajzën, i drejtohem komisariatit  Koplik. Me të shku tek dera na erdhi për 5 minuta pasi mbërritëm, personi në fjalë, pra punonjësi i policisë Berhani. Më kapi për krahu, më nxorri veçmas duke më bërë presion se do të zhduk do ju shfaros.

Të gjindur para kësaj situate ku asnjë punonjës nuk na dilte në krah as për të na pyetur për çfarë keni ardhur, u larguam. Te nesërmen vajtëm tek drejtoria e policisë Shkodër, kërkuam shefin më të madh  të policisë Shkodër të takonim por nuk na u mundësua ai takim, pasi vetë kupola e Shkodrës e policisë ishte nga Malësia e Madhe. Na thanë që mos u merrni me Malësor se janë të pa prekshëm", rrëfen nëna e vajzës për Newsbomb.al.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E diela me diell, ka bërë që qytetarë të shumtë t’i drejtohen zonës turistike të Durrësit, Currilave.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar sot dy foto nga zyra e Kongresmenit amerikan Eliot Engel duke e cilësuar si një kujtim të

Shkon në 40 numri i personave të shoqëruar për veprime të dhunshme gjatë protestës së të shtunës në Tiranë.

Kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme dominojnë të gjithë territorin gjatë orëve të para të ditës.

Tension dhe përplasje edhe në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Protesta e sotme e organizuar nga opozita e bashkuar ka marrë vëmendjen e të gjithëve, e ndërsa disa nga fotot e shkrepura në atë 5 orësh

Protesta e sotme e opozitës së bashkuar solli 16 të lënduar, mes tyre protestues, efektivë të policisë por edhe gazetarë, e ndërsa po ash

Përshkallëzimi i situatës gjatë protestës së opozitës në Tiranë është pasqyruar menjëherë nga Associated Press që flet për një konfrontim

Gjatë protestës së opozitës, një numër i konsiderueshëm gazetarësh, protestuesish dhe punonjës të policisë mbetën të lënduar.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka përshëndetur efektivët e policisë që u angazhuan për mbarëvajtjen e protest