Denoncimi/ "Shpartallohet për të katërtën herë brenda 7 vitesh bulevardi kryesor i Durrësit"

01/08/2019 - 18:43

Urbanisti i njohur dhe ish-këshilltari demokrat në Këshillin Bashkiak Durrës, Ardian Muka, denoncon rikonstruksionin që po i bëhet bulevardit “Dyrrah”.

“Shpartallohet për të katërtën herë brenda 7 vitesh bulevardi kryesor i Durrësit”,- shkruan Muka në një status në Facebook.

Sipas Mukës, rikonstruksioni po bëhet pa transparencë publike, pasi nuk ka asnjë tabelë për firmën që po kryen punimet, nisjen dhe përfundimin e punimeve, fondin e vënë në dispozicion për këtë vepër publike etj.

“Korrupsioni i bashkisë së Dakos për 12 vite rresht ka bërë çfarë ka dashur nën vellon e një mjegulle totale për këtë investim dhe për investimet e tjera publike në qytetin tonë”,- e mbyll postimin e tij Muka.

Postimi i plotë i Ardian Mukës:

Shpartallohet per "rikonstruksion" per te katerten here brenda 7 vitesh bulevardi kryesor i Durresit. Ne 2012 me nje fond prej 137 milion lekesh te reja u be rikonstruksioni i pare i bulevardit,dhe me pas ne 2013 e 2016 rikonstruktohet, dhe tani ne 2019 ribehet nga e para. Dhe sic eshte tradita ne qytetin tone,nuk ka asnje tabele per njoftimin e punimeve, firmen qe kryen punimet, supervizorin, afatin, fondin ne dispozicion... sepse korrupsioni i bashkise se Dakos per 12 vite rresht ka bere cfare ka dashur nen vellon e nje mjegulle totale per kete investim dhe per investimet e tjera publike ne qytetin tone.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Cilësia e ajrit, ujit dhe tokës ku jetojmë, pa diskutim që janë një përcaktues i rëndësishëm i cilësisë së jetës që ne bëjmë.

Organizata ndërkombëtare Transparency International publikoi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019, teksa Shqipërinë e re

Edhe sot vendi ynë mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese gjatë paradites.

Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, ka reaguar sot për herë të parë në emër të institucionit ku punon, për tenderin që i është dh

Gazetari Artan Hoxha është kërkuar që të deponojë në polici, pas publikimit nga ana e tij të videos ku shfaqet kryebashkiaku Lefter Alla

Trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit, mbërrin në Shqipëri Yuri Kim, shefja e re e diplomacisë së Wash

Nga mësues fiskulture në zotërues minierash, drejtues partie e më pas kryetar bashkie.

Banorët e një pallati shumëkatësh të dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit kanë kërkuar pasditen e sotme një ballafaqim me përfaqësuesi

“Të dhënat e  raportit të Indeksit Global të Hendekut Gjinor të Forumit Ekonomik Botëror të vitit 2020, tregojnë që për vitin 2019 Shqipë

Gazetari investigativ, Artan Hoxha u shpreh se që nga momenti kur paralajmëroi videon e kryebashkiakut duke konsumuar kokainë në një ambj