Denoncimi/ Si i përdori deputetët e PS-së Olesia Duka për të marrë 30 mijë euro

Postuar: 14/03/2018 - 13:38

Report Tv ka siguruar dëshminë e njërit prej dhjetë personave të mashtruar nga stomatologia Olesia Duka. Fjorza Mullai ka trokitur në dyert e Report Tv, ku dhe ka rrëfyer se si dentistja Olesia Duka i ka marrë 30 mijë euro, të cilat i kishte kursyer për të kuruar vajzën e saj, që ishte me fibrozë cistike.

Mullai u shpreh se Olesia i mori shumën e parave të kursyera për vajzën, duke i premtuar se do të ndikojë te deputetët të miratojnë në parlament ligjin për kurimin e kësaj sëmundjeje dhe trajtimin e fëmijëve. Mesh lotësh, ajo tregoi se dentisja ka bërë më shumë se mashtrim, pasi iu ka shkurtuar jetën fëmijëve që vuajnë nga kjo sëmundje, ilaçet e të cilëve kapin vlera marramendëse.

"30 mijë euro, pothuajse gjithë lekët që unë kisha. Arriti të krijonte tek unë një besim që vërtet mund të më ndihmonte për atë që ne kishim nevojë, që mund të kalonte ligjin në Parlament. Shteti ka një përgjegjësi shumë të madhe në këtë pjesë, sepse na detyron të marrim masa alternative të besojmë çdo lloj njeriu, sepse ata nuk bëjnë punën e tyre dhe shkurtojnë jetën fëmijëve tanë, duke mos iu dhuruar atë për të cilën kanë nevojë, ilaçe, spitale", tha Mullai.  

Intervista e plotë:

Pse keni vendosur të flisni për një situatë kur ju jeni përfshirë disa kohë më parë dhe ndjeheni e mashtruar, e lënduar dhe në kërkim të një shprese?

Sa i përket çështjes së Olesia Duka është trajtuar gjithmonë se biznesmenë i kanë dhënë lekë ose ajo ka gjetur mënyra për t’i marrë, dhe ndërkohë ata janë njerëz që kanë shumë lekë. Rasti im është krejt ndryshe. Ajo shfrytëzoi situatën time që kam një fëmijë me fibrozë cistike, kam dalë shpesh në televizor për të folur rreth çështjes, meqë trajtimet këtu janë inekzistente dhe neve na duhen realisht miliona.

Më vonë trajtimet shkojnë deri në 55 mijë dollarë. Duke parë që situata ishte delikate, ajo mu afrua me idenë që ‘do iu ndihmoj për ligjin, meqë në rrjetet sociale kishte postime me deputetë, me njerëz që kishin të bënin me shoqata, dhe ne kishim vërtet nevojë për ndihmë, për shoqatën që sapo kemi krijuar për fibrozën cistike.

Më premtoi qiellin dhe tokën, ndihmë jo vetëm për fëmijën tim, por edhe për të gjithë fëmijët e tjerë që unë kam marrë përsipër për ta çuar përpara si nismë. Ideja është që sigurisht që lekët nuk jepen kollaj, por kur je në situatën time nuk janë as edhe një gjë. Një antibiotik i vajzës sime shkon deri në 800 euro dhe ajo e di shumë mirë, sepse ne e kishim diskutuar, ndërkohë që tek unë blinte produktet artizanale, e kisha kliente. Sa herë që blinte më afrohej edhe më shumë, deri sa arriti puna deri aty sa arriti puna sa më tha ‘do të jap këtë, atë, dhe si këmbim më kërkoi një hua për një afat të shkurtër.

Ua ka kthyer këtë hua, sa ju ka marrë?

30 mijë euro, pothuajse gjithë lekët që unë kisha. Arriti të krijonte tek unë një besim që vërtet mund të më ndihmonte për atë që ne kishim nevojë, që mund të kalonte ligjin në Parlament. Shteti ka një përgjegjësi shumë të madhe në këtë pjesë, sepse na detyron të marrim masa alternative të besojmë çdo lloj njeriu, sepse ata nuk bëjnë punën e tyre dhe shkurtojnë jetën fëmijëve tanë, duke mos iu dhuruar atë për të cilën kanë nevojë, ilaçe, spitale.   

Kujtoni cili është momenti i fundit që keni diskutuar me Olesian për shumën e parave, si dhe kur do ua kthente?
Janë disa mesazhe në Instagram, që më kishte bërë një porosi dhe i them që mjaft me porosi, unë nuk kam nevojë të të shes ty, unë kam nevojë për lekët e mi.

Cila ishte përgjigjja?

Mos kij merak se e kam marrë unë përsipër vajzën tënde. Përgjigja ime ishte normalisht që vajza ime ka prindër që kujdesen jo vetëm për të, por edhe shumë fëmijë me fibrozë cistike nuk kemi më nevojë për ty. E kisha kuptuar që ishte e gjitha një mashtrim. Nuk  më ktheu më përgjigje. Më tha që 2018 do ta tregonte se kush ishte Olesia dhe realisht e tregoi.

Olesia nuk i shkurton jetën vetëm vajzës sime me ato lekë, por ne vazhdimisht blejmë ilaçe edhe për fëmijë të tjerë me fibrozë. Kemi plot dëshmitarë në Kosovë dhe vende të tjera që ne iu dhurojmë ilaçe me vlera marramendëse, që askujt nuk ja mban realisht xhepi dhe ndaj fëmijët tanë vdesin nga 10-15 vjeç, ndërkohë që mund të vdesin 40 vjeç.

Në gjykatë është paraqitur si një person që ka shkelur disa rregulla ligjore dhe ka mashtruar disa persona, duke iu marrë disa para. Olesia ka bërë më shumë se kaq, ka shkurtuar jetë fëmijësh. Fëmija im do mbi 5 mijë euro në vit tani që është 2 vjeçe dhe mbi 55 mijë kur të jetë 12 vjeçe dhe ajo ja mori lekët fëmijës sime.

Sot ajo është përballë një situate me drejtësinë, keni ju një apel çfarë prisni nga drejtësia shqiptare?

Unë kisha 30 mijë euro për vajzën time dhe ajo m’i mori. Është mjaft e vërtetueshme ku i ka gjetur lekët gjithsecili, unë punoj gjithë ditën për atë fëmijë dhe të tjerët, dhe ajo jo vetëm na mashtroi, por na mori dhe lekët. Nuk është thjesht ligjore, ka kaluar në moral dhe imoraliteti ka pak moral brenda vetes, ajo është totalisht e pamoralshme.

/Shqiptarja.com/

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

 Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha. Vendimi u mor sot nga Kolegji i Pavarur i Apelimit.

Policia e Durrësit ka ndaluar dy inspektorët e AKU-së, të cilët u filmuan duke marrë ryshfet në një lokal në Durrës.

Pezullimi i dy inspektorëve të AKU-së në Durrës të cilët u filmuan nga një emision investigativ duke marrë ryshfet, u ka shtënë të dridhu

Ambasadori i ri i Bashkimit Europian, Luigi Sorca ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj. 

Sot pritet të jepet pretenca për Emilajno Shullazin dhe grupin e tij.

MeteoAlb parashikon se kthjellimet mbeten dominante gjatë gjithë ditës në të gjithë Shqipërinë, përjashtuar ekstremin jugor ku mëngjesi p

   Numri i shtetasve të huaj qe vizituan Shqipërinë ka pësuar një rritje të fortë dyshifrore gjatë muajit gusht, çka premton për një shti

   Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar menjëherë pas denoncimit nga emisioni investigativ “Fiks Fare” se dy inspektorë të AKU-së ka

   Një video e publikuar sot në Fiks Fare tregoi me zë dhe figurë dy inspektorë të vetëprezantuar si punonjës të Autoritetit Kombëtar të

   Në Shqipëri, ambasada amerikane në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për situatën e krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rë