Një tjetër denoncim nga qyteti i Durrësit, ku përmes një videoje tregohet se si po shkatërrohet historia dhe trashëgimia kulturore e një prej qyteteve më antikë të Europës e jo vetëm.

Rasti më i fundit vjen nga gazetari dhe aktivisti i shoqërisë civile, Aulon Kalaja, i cili përmes një video-denoncimi tregon se si po shkatërrohen rrënojat e Durrësit antik

Denoncimi i Aulon Kalasë:

Tani ne Durrës, tek “Torra Veneciane”:
Vangjush Dako shkatërron me eskavator historinë dhe trashëgiminë kombëtare.
Edhe pse e mbrojtëm për 2 vite radhazi, pushteti kriminal nuk pyet, po shikoni se si i trajton rrënojat shekullore.