Deputeti Adriatik Alimadhi i cili është prekur nga koronavirusi po trajtohet në spitalin infektiv me oksigjenoterapi.

Mësohet se Alimadhi ka shfaqur vështirësi me frymemarrjen, ndërsa vuan edhe nga hepatiti kronik.

Alimadhi u konfirmua pozitiv me koronavirusin së bashku me bashkëshorten.

Të dy u vetëkarantinuan në shtëpinë e tyre, ndërkohë Alimadhi tha se analizat i kanë marrë që në mars. Pas komplikacioneve, deputeti u dergua ne spital.

Nga ana tjetër, ai ka kritikuar Kryeministrin për mungesën e vëmendjes totale ndaj tij.