Deputeti gjerman i CDU, Mark Hauptman ka deklaruar sot nga Tirana, se Shqipëria ka shënuar progres ndaj dhe duhet të hapen negociatat. Pas takimit me kryetarin e grupit të PS, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat deputeti gjerman tha se shteti shqiptar është një partner që duhet mbështetur.

"Siç e dini brenda BE ka debate për zgjerimin ose jo të mëtejshëm të BE. Jam i mendimit se duhet të hapen negociatat me Shqipërinë, sepse për ne nuk konsiderohet si përfundimi i reformave por fillimi i reformave. Do ua sugjeroj kolegëve të mi mbështetjen ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave. Ka pasur proces shumë të mirë te reformave dhe këte e kanë parë deputetet gjerman që e kane vizuar Shqiperine dhe ata që do e vizitojne Shqipërinë. Është e qartë që qeveria ka një agjendë reformash, reforma në drejtësi dhe një sërë reformash të tjera në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm. Në këtë aspekt Shqipëria është partnere për ne dhe duam ta mbështesim në rrugën e mëtejshëm," tha Hauptman.