Ditën e sotme ka ndërruar jetë vëllai i deputetes socialiste, Vilma Bello. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja përmes një postimi të ndjerë në rrjetet sociale, ku shprehet se ajo sot humbi shokun dhe vëllain e saj të madh.

“Të njoha si djalin e madh të shtëpisë, Drini Bello, po në jetën time me familjen tënde, tonën të madhe, ishe shoku e vëllai im i madh. Unë sot të humba, vëlla! Do na mungosh shumë. Të qoftë dheu i lehte, i miri Drin”, shkruan deputetja.

Lidhur me ndarjen nga jeta të vëllait të deputetes, ka reaguar edhe zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i cili teksa i jep lamturmirën e quan një njeri të rrallë.

“Lamtumire o njeri i rralle! Lamtumire Drini Bello”, shkruan Petro Koçi.