E lajmëruar për t’u zhvilluar në orën 18.30, mbledhja e Këshillit Bashkiak Durrës ka dështuar. Mungesa e këshilltarëve të PD-së dhe LSI-së nuk ka lejuar arritjen e kuorumit të nevojshëm për të zhvilluar mbledhjen e fundit të këtij këshilli. Këshilltarët e djathtë e kanë bojkotuar mbledhjen, ndërkohë që nga LSI ishin vetëm 3 këshilltarë, çka nuk mundësoi praninë e nevojshme prej 26 anëtarësh, që mundëson zhvillimin e mbledhjes.

Partia Socialiste së bashku me aleatët e saj si dhe parti të tjera të regjistruara në KQZ, po shkojnë drejt procesit të 30 qershorit, ndërsa fushata elektorale hapet zyrtarisht në 31 maj.

Nga këto zgjedhje, nëse ato të të mbahen pa opozitën, do të dalë këshilli i ri bashkiak i Durrësit dhe vetëm pas konstituimit të tij do të zhvillohet mbledhja e rradhës dhe do të kalohen për votim pikat e rendit të ditës të planifikuara për t’u votuar në mbledhjen e sotme.