Detaje të reja zbardhen rreth vrasjes që tronditi Durrësin këtë paradite pasi Ruzhdi Tosuni qëlloi me levë gruan e tij, Hajdije Tosuni e cila humbi jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në biznesin e çiftit, në lagjen nr.12 të qytetit bregdetar. Mësohet se çifti ka debatuar ashpër për rreth 20 minuta brenda dyqanit të metrazheve.

Pas debatit, gruaja ka tentuar të dalë nga dyqani, por është qëlluar me levë hekuri në kokë te dera e biznesit nga bashkëshorti, duke mbetur e vdekur në vend.

Pas krimit tronditës, policia rrethoi zonën ndërsa vuri në pranga autorin 63-vjeçar.