Dalin detaje të reja nga tragjedia në Rromanat ku humbën jetën 3 të miturit e seksit mashkull, trinjakë. Sipas burimeve, fëmijët ishin në një dhomë të izoluar me dritare me hekura duke luajtur, teksa nëna e tyre, Migena Konçi kishte shkuar për të marrë 2 vajzat e tjera më të mëdha nga shkolla dhe së bashku me to ka shkuar tek prindërit e saj.

Mësohet se zjarri u shkaktua nga loja e trinjakëve 3-vjeçar me shkrepëse. Ka mjaftuar vetëm pak që zjarri të përfshinte fillimisht kolltukun në dhomën e tyre, e më pas të përhapej me shpejtësi në të gjithë banesën private.

Sfungjeri i kolltukut ka sjellë përshpejtimin e flakëve. Burimet nga zjarrfikëset thanë se kanë gjetur një vatër të thellë zjarri kur shkuan në banesën e Gëzim Koçit.

Mësohet se trinjakët që humbën jetën kanë lindur në Itali.

Dëshmitarët thanë ndër të tjera se fëmijët i gjetën të asfiksuar pa shenja jeta dhe se nuk kishin mundësinë t’i jepnin dot ndihmë, pasi dera ishte e mbyllur dhe dritarja me hekura.

K.H.