Një vajzë rreth 16 vjeçe u mbyt mesditën e sotme në plazhin e Ksamilit, ndërkohë mësohet se në trupin e turistes ruse janë konstatuar 2 shenja plagësh. Dyshohet se e reja mund të jetë përplasur nga një mjet ujor, ose të ketë rënë nga shkëmbinjtë. Plagët janë konstatuar në bërryl dhe në shpatullën e majtë.

Njoftimi i policisë:
Më datë 21.07.2017, rreth orë 13:00, njoftohemi nga shërbimet e policisë kufitare se në Ksamil është mbytur një shtetase.

Policia është afruar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se tek vendi i quajtur “3 Ishujt” Ksamil, Sarandë, është gjetur e mbytur një vajzë e cila pas hetimeve paraprake dyshohet të jetë shtetase Ruse, rreth moshës 16-17 vjeçare.

Trupi i saj është dërguar drejt Spitalit të morgut në Sarandë për veprimet e mëtejshme hetimore.

Nga kqyrja paraprake në trupin e pa jetë janë konstatuar dëmtime dhe prerje në trupin e vajzës (në bërryl dhe në shpatullën e majtë).

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.