Detaje të reja janë zbardhur për Noel Dishi, 29-vjeç i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Vilson Tafçiut dy ditë më parë. Shqiptarja.com shkruan se Noel Dishi me origjinë nga Dibra por që prej vitesh jetonte në Sukth dhe viktima kanë pasur njohje me njëri tjetrin, si dhe kanë pasur një konflikt të vjetër mes tyre kohë më parë kur jetonin në Francë.

Ndërkohë familjarët e Noel Dishit gjithashtu e njihnin viktimën, Vilson Tafçiun, madje ata kishin dijeni sipërfaqësore për konfliktin mes djalit të tyre dhe Tafçiut, këtë e kanë pohuar edhe pas marrjes në pyetje nga oficerët e policisë.

Autori i kësaj vrasje, i shpallur tashmë në kërkim, rezulton të ketë edhe dy emra të tjerë, N. K dhe M.P, të cilët janë shpërndarë në çdo pikë kufitare për mos lejuar kalimin e tij jashtë vendit. Deri më tani nga verifikimet nuk rezulton që ai të ketë dalë jashtë territorit të Shqipërisë.

Noel Dishi dyshohet se e ka ndjekur viktimën dhe ka pasur dijeni për të gjitha lëvizjet e tij pasi, ka qenë pikërisht ai që e ka thirrur nga lokali dhe më pas qëlluar për vdekje.