DETAJET/ Dy punonjëset e Kadastrës në Durrës me Covid-19, dyshime për raste të ndryshme burimi

03/06/2020 - 09:50

Kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dy prej punonjëseve të Kadastrës në Durrës.

Në një komunikim për “DurrësLajm”, drejtori i ASHK-së Artur Çobani komfirmoi se nga tamponët e bërë një ditë më parë të punonjësve të ASHK-së në Durrës, kanë rezultuar pozitivë sportelistja për të cilën kishte dyshime se ishte infektuar me Covid-19 pasi u konfirmuan familjarët e saj; si dhe një specialiste sektori.

Nga tamponët e bërë të familjarëve të sportelistes, bashkëshorti dhe fëmija i saj kanë dalë negativë, ndërsa kanë rezultuar pozitivë vjehrri, vjehrra dhe babai i saj, ku ky i fundit mësohet se është punonjës policie.

Nga burimet, mësohet se specialistja e sektorit është kthyer në punë ditën e hënë pasi nuk ka qenë gjatë kësaj periudhe në zyrat e Kadastrës, e nuk dihet ende nëse është infektuar me koronavirus nga kontakti me sportelisten, apo bëhet fjalë për ndonjë rast të ri burimi.

Ndërkohë nga ana e strukturave epidemiologjike, vijon hetimi epidemiologjik në terren për rastet në fjalë.

Kujtojmë se ditën e hënë ASHK Durrës u mbyll dhe u dezinfektua, ndërsa të gjithë punonjësit e Kadastrës do të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi për një periudhe 14-ditore.

Nga sot do t’i nënshtrohen marrjes së tamponit të gjithë punonjësit e tjerë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë disa banesa të vjetra në lagjen nr.5, në qendër të Durrësit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar sot një foto nga brenda Spitalit Infektiv.

Vijojnë punimet për skemën e ujësjellësit në Njësinë Administrative Katund i Ri Lot IV, i cili do të furnizojë me ujë banorët e fshatrave

Vijojnë punimet për skemën e ujësjellësit në Njësinë Administrative Katund i Ri Lot IV, i cili do të furnizojë me ujë banorët e fshatrave

Shijaku ishte ndër qytetet e fundit në rang vendi që regjistroi rastet e para me koronavirus.

Bashkëshortja e 43-vjeçarit Bilbil Hasani, i cili i dha fund jetës në burgun "313" në Tiranë një vit më parë, Mirjeta, ka nisur betejen l

Prokuror i Apelit Durrës , Ludovik Dosaj rrezikon postin pas ankimimit të Komisionerit Publik.

Mjeku Ilir Allkja ka reaguar pas kritikave të zv.kryeministrit Erion Braçe, për mënyrën se si mjeku e kishte vënë maskën.