Konflikti që i mori jetën 28-vjeçarit Kolë Fermosi në Hot të Ri të Shkodrës, ka nisur në tavolinën e lokalit ku autori dhe viktima po pinin së bashku.

Sipas policisë, dy të rinjtë u konfliktuan me njëri-tjetrin në gjendje të dehur.

Viktima dhe autori kanë nisur një debat me sharje e fyerje dhe më pas kanë dalë jashtë lokalit ku konflikti banal për motive të dobëta ka degjeneruar në dhunë fizike dhe përdorimin e armës së ftohtë nga ana e 27-vjeçarit Kristjan Shkambi. Me thikë, ai goditi për vdekje shokun e tij Kolë Fermosi.

Pavarësisht ndihmës së dhënë duke e dërguar menjëherë në spital, 28-vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë.

Ndërkohë autori i ngjarjes është arrestuar në flagrancë nga policia pak minuta pasi kishte kryer krimin.