Policia jep detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak minuta më parë në lagjen 14 në Durrës, ku u gjet e plagosur në banesë shtetasja Rufajete Azisolli.

Burime policore thanë për “DurrësLajm”, se kemi të bëjmë me vetëplagosje. Gruaja ka qenë vetëm në dhomë dhe është vetëqëlluar me armë zjarri. Ndërkohë fëmijët ndodheshin në dhomën tjetër kur kanë dëgjuar të shtënat.

Sipas familjarëve, 61-vjeçarja vuante prej disa kohësh nga probleme psikologjike dhe ditën e sotme ka tentuar të vrasë veten.

Informacioni paraprak i policisë:

Më datë 31.08.2019, në lagjen nr. 14, Durrës, në banesë ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri, shtetasja R.H., 61 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës nëTiranë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.