Devijimi i lëvizjes/ Si duhet të veproni nga nesër për të hyrë e për të dalë nga Tirana

25/10/2020 - 19:54

Pas mesnatës së kësaj të diele, në rrethrrotullimin e sheshit Shqiponja, në hyrje të Tiranës, do të ketë devijime të lëvizjes së automjeteve, për një periudhë 3-4 muaj, për shkak të punimeve që po bëhen. Por si do të lëvizet me makinë nga e hëna, për të dalë dhe për të hyrë në kryeqytet.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të cilët do të vijnë nga drejtimi i Durrësit, nuk do të munden të kalojnë më në rreth-rrotullimin e sheshit "Shqiponja" për të vijuar më pas drejt Zogut të Zi, por do kthehen djathtas, në një aks të ri rrugor të përshtatur, i cili është në drejtim të rrugës "Teodor Keko".

Më pas, për të hyrë në Tiranë, drejtuesit e mjeteve mund të ndjekin unazën, drejt “Pallatit me Shigjeta”, ose mund të përdorin rrugën "Abedin Rexha", e njohur ndryshe rruga që të çon tek ish fusha e Aviacionit. Për të shkuar në destinacionet e tyre, qytetarët mund të përdorin rrugët dytësore.

Ndërsa, për të dalë nga Tirana, drejtuesit e automjeteve, që do të vijnë nga Pallati me shigjeta drejt sheshit "Shqiponja", do të duhet të kthehen majtas në këtë rrugë të re të përshtatur, për të vijuar më pas në drejtim të Durrësit.

Dalja tjetër nga kryeqyteti, për drejtuesit e automjeteve që vijnë nga Zogu i Zi, do të bëhet nëpërmjet kësaj rruge, vetëm pak metra përpara rreth-rrotullimit të sheshit Shqiponja, ku do të ketë edhe një ngushtim të rrugës, për të vijuar më pas djathtas.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi i ftuar mbrëmjen e sotme në Open ka publikuar denoncimin e qytetarit nga Shijaku, të c

Infektohet nga koronavirusi kryetari i bashkisë së Belshi, Arif Tafani.

Që nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor dogana e Kakavijës, e vetmja pika kal

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale pasi kryepeshkopi Anastas Janullatos u shërua nga k

Ambasada Gjermane Tiranë njoftoi qytetarët se prej kësaj të hëne sektori i vizave dhe pasaportave është hapur sërish me kapacitet të kufi

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini ka folur në rubrikën "Opinion" në News24 për çështjen e transportimit të të sëm

Luljeta Kopliku, bashkëshortja e inxhinierit elektronik, Bashkim Kopliku ka folur për mediat duke zbuluar më shumë detaje për humbjen e m

Kandidatja për në  Gjykatën Kushtetuese Zhaklina Peto, qe u rikthye ne gare me vendim gjyqësor ka kallëzuar në SPAK nënkryetaren e KED Vi

Dogana greke do të ngrihet në grevë nesër, e si rrjedhojë do të ndërpritet puna në Kakavijë