Një zjarr i madh ka përshirë zonën pyjore në Çardhak të Devollit. Sipas kryetarit të Bashkisë Devoll, zjarri ka rënë rreth orës 14:30 pas mesdite, ndërsa nuk dihen shkaqet e tij. Sipas të dhënave paraprake, mendohet që sipërfaqja të ketë kaluar mbi 2 hektarë.

Duro thotë se kemi të bëjmë me pyje bredhi dhe ahu. Ndërkohë është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse, pasi nuk ka rrugë.

Në zonë janë dërguar vetëm forca njerëzore për të izoluar flakët.