DH Albania/ VOA i përgjigjet Sekretariatit të Liçencimit: Tregoni provat

10/01/2019 - 18:33

“Zëri i Amerikës” i është përgjigjur reagimit të mbrëmshëm të Sekretariatit Teknik të Komisionit te Posacem te Licencimit, që hidhte poshtë lajmin e VOA se “DH Albania ishte ndihmuar nga administrata shqiptare”.

“Zyrtarët nuk sqaruan në reagim shkeljet e ngritura. Ftojmë autoritetet të përgjigjen me prova,” i është përgjigjur VOA.

Referuar kronikës së publikuar nga “Zëri i Amerikës” se shoqëria DH Albania është favorizuar në sigurimin e licencës nëzbatim përpara regjistrimit në QKB, Sekretariati Teknik i Komisionit të Posaçëm të Liçencimit, sqaroi dje se nga ky komision është zbatuar procedura ligjore dhe mbledhja e datës 30 Korrik 2018 ka marrë në shqyrtim aplikimin e shoqërisë DH Albania për njëhsimin e licencës së huaj vetëm pasi shoqëria ka plotësuar të gjithë dokumentacionin ligjor të kërkuar, përfshirë edhe dokumentin e pretenduar nga “Zëri i Amerikës”, aktin e regjistrimit në QKB.

Ndërkohë VOA shkruante: “Në Shqipëri zbulohen detaje të tjera lidhur me kompaninë DH Albania e cila fitoi garën për ndërtimin e një pjese të Unazës së Re në Tiranë, duke përdorur dokumenta të falsifikuar të një kompanie amerikane Dunwel Haberman. Zëri i Amerikës ka siguruar informacione që dëshmojnë se administrata shqiptare ka ndihmuar kompaninë DH Albania për marrjen e licencës së ndërtimit në zbatim, duke nisur procedurat, përpara se vetë kompania të rregjistrohej zyrtarisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Ledion Lako bën të ditur se të mërkurën, më 26 qershor 2019, nisi lundrimin anija turistike “

Këshilli i Evropës konfirmon vendimin e tij për të mos dërguar vëzhgues për votimet e 30 qershorit ne Shqiperi.

Në Durrës ka nisur sot lundrimi i anijes së parë turistike, Happy Regina, duke shtuar kapacitetet për turistët, të cilët vizitojnë Shqipë

Ditën e sotme, ministri i Brendshëm dhe njëherasi edhe zv.kryeministri i Italisë, Matteo Salvini ka folur sërish sot lidhur me emigracion

EU reporter, platforma e lajmeve multimediale europiane me bazë në Bruksel, ka publikuar një artikull në lidhje me zgjedhjet lokale të 30

Këshilli i Evropës (KiE) anuloi të mërkurën, në momentin e fundit, dërgimin në Shqipëri të delegacionit nga Kongresi i Autoriteteve Lokal

Më 26 qershor 2019, në Drejtorinë e Përgjithshme Detare (DPD) mbërriti kontrata e nënshkruar me Bankën Boterore (BB) për financimin e pro

Që nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 10 vjet më parë, trupat shqiptarë dërgohen vazhdimisht me mision jashtë vendit.