E hëna është ditë pushimi për administratën, por jo për studentët, të cilët kanë paralajmëruar protestë.

Grumbullimi i studentëve të Tiranës do të nisë nga sheshi "Nënë Tereza" nga ora 08:30 deri në 09:30 e më pas do të vazhdojë marshimi drejt Ministrisë së Arsimit duke ndjekur rrugën e zonës së Bllokut.

Studentët e Universiteteve në rrethe ftohen të bashkohen në orën 10:00 para MAS, ku nis dhe zyrtarisht protesta.

"Jo negociata, vetëm plotësim të kushteve! Dhjetori i dytë vazhdon", thuhet në njoftimin e Bashkimit Kombëtar Studentor. Ndryshe nga ditët e tjera, veç pankartave studentët janë ftuar të marrin dhe nga një libër me vete.