Mëngjesin e sotëm kanë filluar arrestimet e banorëve në Astir për protestën e zhvilluar ditën e djeshme.

Mësohet se janë arrestuar Ilir Katiraj dhe Gramoz Shehu. Githashtu është arrestuar edhe Skënder Doda, i cili është pronari i lokalit që shihet në foto.

Ndërsa Ilir Katiraj është personi që qëlloi me këpucë Ramën te spitali.

Banorët e Unazës së Re, kundërshtojnë këtë projekt rruge pasi sipas tyre është korruptiv dhe iu shembën gjithë banesat e tyre. Ata shprehen të vendosur se nuk do të lejojnë që ky projekt të realizohet. Në mbështetje të tyre është edhe opozita.