Kryetarja e LSI-së së Pukës, Saimira Laçi dhe kryetarja e LRI-së, Romina Kuçi janë dhunuar nga disa persona ditën e sotme. Kandidatja për deputete Saimira Laçi, është shprehur se është dhunuar nga persona të rëndësishëm të PS-së.

Sipas raportimeve, Laçi dhe Kuçi ishin duke udhëtuar me makinë në momentin kur u kanë dalë përpara disa persona.

Si pasojë e dhunës, kryetarja e LRI-së ka pësuar lëndime, dhe është dërguar në spitalin e Fushë-Arrëzit për të marrë trajtimin mjekësor.

Ende nuk dihen rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja, por Sajmira Laçi është shprehur se autorë të dhunës janë eksponentë të rëndësishëm të PS-së.

Forcat e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.