Pak ditë më parë, një tregtar fruta perimesh, në një prej tregjeve më të populluara të Tiranës, abuzoi dhe ushtroi dhunë fizike kundrejt një qytetari të moshuar. Sot, pikërisht për sjelljen aspak njerëzore, tregtarit i është hequr leja e hapësirës nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Zotëria në fjalë, kishte blerë limona dhe kishte paguar për to, kur papritur tregtari e ndjek dhe e tërheq nga xhaketa në mënyrën më barbare të mundshme si për t’i kërkuar llogari për “limonat e papaguar”. Ajo që ra më tepër në përpos sjelljes agresive të tregtarit, ishte mënyra e kulturuar si reagoi i moshuari.

“Kryeqyteti po kalon një sfidë të jashtëzakonshme, por kjo NUK është arsye që të humbasim njerëzillëkun e të vëmë fitimin para humanizmit! 
Subjektit GK, ku u dhunua i moshuari dje, JU HOQ LEJA E HAPËSIRËS – le të rrijë në karantinë disa kohë sa të rifitojë njerëzillëkun
“, shkruan Veliaj.