Dhurohen pajisje për seksionin e mbrojtjes së mjedisit në portin e Durrësit (FOTO)

15/03/2019 - 21:46

Në zbatim të projektit "Menaxhimi i ndotjes detare dhe bregdetare për rritjen e sigurisë në det dhe porte, në përputhje me ligjin dhe politikën detare të BE", zbatuar nga UNDP me financim të qeverisë kroate në partneritet me Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe atë të Mjedisit, më datën 15 mars u bë dhurimi i disa pajisjeve të cilat shërbejnë për cdo emergjencë mjedisore në portin e Durrësit.

Dhurimi i pajisjeve u bë nga përfaqësuesit e UNDP ALBANIA, zonja Violeta Zuna dhe Eno Dodbiba  dhe përfaqësuesve të Autoritetit Portual, drejtore e këtij sektori Blerina Hasani dhe specialistëve të mjedist në këtë port. Këto pajisje janë komplete te nevojshme për çdo specialist apo person që mer pjesë në operacionet mjedisore.

Konkretisht pompë dispresanti me presion për pastrimin e ambientit të ndotur, doreza dhe kapele mbrojtëse, mushama mbrojtëse, doreza lëkure, canta plastike të papërshkueshme nga nafta, cizme gome, kominoshe, etj. Në këtë mënyrë UNDP Albania pajis me komplete mbrojtëse 20 persona të specializuar në operacionet mjedisore. Paraprakisht stafi i UNDP ALBANIA zhvilloi një takim të vecantë me Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv të portit Durrës, zotin Agron Tare dhe zv/drejtorin Petrit Cercizi, ku diskutuan cështje të mbrojtjes së mjedisit në portin e Durrësit dhe problemet e hasura gjatë zbatimit të ligjit me subjektet private dhe institucionet e tjera shtetërore.

Për këto cështje UNDP ALBANIA do afrojë konsulencën e vet. Theksojmë se në vijim të këtij projekti të rëndësishëm për mjedisin detar në vendin tonë, UNDP Albania do pajisë me mjete mbrojtëse dhe personelin që operon në këtë fushë në portin e Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit. Ndërkohë më parë UNDP Albania me ndihmën e Qëndrës kroate të trajnimeve në fushën e detit, ATRAC, ka trajnuar rreth 40 specialistë të kësaj fushe në shkallë vendi.

Pra, kjo është faze dytë e zbatimit të këtij projekti, dhurimi i pajisjeve për sektorët e mbrojtjes së mjedisit në portet e vendit, për ti bërë ata më të sigurtë dhe në fushën e ndotjeve mjedisore. Vlera e këtyre pajisjeve kap shifrën e 10 mijë eurove. Projekti vazhdon.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zëvëndës Presidenti Ekzekutiv i Europa Nostra si dhe Paolo Vitti anëtar i Këshillit të kësaj organizate, kanë dërguar një letër në adresë

Pasi kërkoi raportin e pikëzimit të detajuar të çdo anëtari të KLP-së për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, Arta Marku ka vendosur

Historia e sotme në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, është një denoncim i fortë.

Ish-deputeti Oerd Bylykbashi ka kujtuar sot ish-kolegun e tij, Sokol Olldashi, i cili humbi jetën në një aksident tragjik më 20 nëntor 20

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim, kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, me kërkesën e kë

Do të hetohet në gjendje të lirë pedagogu i Elbasanit, Denis Himçi, i cili u vu në pranga disa muaj më parë, pasi u denoncua nëpërmjet nj

Me rastin e 20 Nëntorit 1943, në lapidarin simbol të kësaj dite, bashkia e Durrësit ka organizuar një ceremoni në përkujtim të të gjithë

Në 6-vjetorin e aksidentit tragjik, gazetari Sokol Balla ka kujtuar sot ish-deputetin e ndjerë, Sokol Olldashin.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka njoftuar se Xhenierët e Forcave të Armatosura kanë nisur punën për ndërtimin e një ure 33 m të gjat