Ujësjellësi i Durrësit njofton se për shkak të një difekti në stacionin e pompimit në Fushë Kuqe, do të ketë problem në furnizimin me ujë në disa zona.

Difekti ka ardhur si pasojë e ndërprerjes së menjëherëshme të energjisë elektrike.

Mësohet se bëhet fjalë për fshatrat Ishëm, Katund i Ri, Manëz, Rrashbull dhe një pjesë të Shkozetit.

“Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton se për shkak të një difekti që ka ndodhur në stacionin e pompimit në Fushë Kuqe si pasojë e ndërprerjes së menjëherëshme të energjisë elektrike, do të ketë probleme në furnizimin me ujë në zonën e fshatit: Ishëm, Katund i Ri, Manëz, Rrashbull dhe një pjesë e Shkozetit. UKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohëshme. Ju faleminderit!”, thuhet në njoftim.