Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit dhe për pasojë janë lënduar katër anëtarët e familjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.55 në fshatin Shoshaj, Mat.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, pasi nga pakujdesia kanë lënë ndezur një pajisje elektronike.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 03.55, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë marrë njoftim se në fshatin Shoshaj, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit P.D., ku si pasojë janë lënduar kryefamiljari, bashkëshortja  dhe dy fëmijët e tyre, të cilët janë dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës, e aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, pasi nga pakujdesia kanë  lënë ndezë  një pajisje elektronike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po ponohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit në banesë.