Një automjet është djegur në autostradën Tiranë-Durrës.

Konkretisht ngjarja ka nodhur në afërsi të mbikalimit të Skuthit.

Mësohet se është djegur tërësisht automjeti me targa AA 879 JU në pronësi të shtetasit Tomi Xhakolli.

Automjeti tip Japonez Dihatsu (Suzuki) ishte i ngarkuar me goma.

“Mund të ketë patur rrjedhje benzine sepse vetëm pash flakë dhe ika”, ka deklaruar pronari mjetit.

Për shuarjen e flakëve janë nisur forca zjarrfikëse nga Durrësi dhe Shijaku.