Unioni i shoqatave të transportit publik në Tiranë ka reaguar pas thirrjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt që të fillojnë punën dhe se do të monitoroheshin personalisht nga ai vetë.

Shoqata e Transportit publik thotë se nuk do të dalin në punë pa u ndryshuar protokolli, ndërsa kanë komentuar edhe paralajmërimin e Veliajt për heqjen e licensës.

“Unioni i shoqatave të transportit publik ne Tirane, nuk pranojnë të dalin në punë pa u ndryshuar protokolli. Pas takimit të zhvilluar mes tyre pa pranine e mediave është dalë në përfundimin se operatorët e kanë të pamundur të dalin dhe të zbatojnë protokollin. Sa i takon heqjes së licencave ata besojnë se nuk do t’ju hiqet pasi janë tatimpagues të rregullt prej kohesh dhe sipas tyre nuk janë aq te parëndësishëm për strukturat ekonomike dhe te shërbimeve qytetare”, njoftojnë burimet.