Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e djeshme deri në mesnatë në jug të Shqipërisë.

Sipas të dhënave, epiqendra e lëkundjeve ka qenë në gadishullin e Karaburunit. Lëkundja më e fortë ka qenë me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter, ndërsa të tjerat më të lehta.

Tërmetet kanë filluar nga ora 21:14 e orës lokale deri në orën 22:02. Lëkundjet janë ndier nga banorët e zonës afër, në Orikum teksa nuk raportohet për dëme në njerëz por as dëme materiale.