Dita Kombëtare e Greqisë, Meta mesazh të fortë për dy vendet

25/03/2019 - 20:48

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm sot në ceremoninë e organizuar në Ditën Kombëtare të Greqisë. Përmes një postimi në “Facebook”, ai ndan edhe përshtypjet e tij, shoqëruar me një mesazh për dy kombet.

Kreu i Shtetit shkruan se shqiptarët meritojnë të jetojnë gjithmonë në harmoni dhe begati.

“I lumtur të merrja pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Greqisë. Në këtë ditë feste e gëzimi të fqinjëve tanë uroj që edhe bashkëpunimi e partneriteti ynë të udhëhiqen nga trashëgimia më pozitive dhe e ardhmja e përbashkët e dy popujve tanë në një rajon më të begatë të Europës së Bashkuar. Minoriteti grek dhe komuniteti shqiptar në Greqi, ura shumë të forta lidhëse në marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale, por edhe mjaft premtuese mes dy popujve tanë. Shqiptarët dhe grekët meritojnë të jetojnë gjithmonë në bashkëpunim, harmoni e begati. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-greke!”- shkruan Meta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prokuroria për Krime të Rënda do të nisë marrjen e dëshmive për grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako iu ka uruar të gjithë besimtarëve katolikë festën e Pashkëve.

Perëndimi i diellit e ka bërë optimist avokatin Spartak Ngjela se në Shqipëri po perëndon edhe korrupsioni shtetëror 100 vjeçar.

Sipas parashikimeve të MeteoAlb, këtë të diel kushtet atmosferike të qëndrueshme do të diktojnë mot të kthjellët në të gjithë vendin.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se caktimet e përkohshme të kryera nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku dhe më

Më 26 maj, në të njëjtën kohë me zgjedhjet evropiane do të mbahen zgjedhjet lokale në Itali.

Moti i keq me shi dhe temperatura e ulëta na ka thënë “mirupafshim”, të paktën për këtë javë.

Kur na ndajnë vetëm pak javë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pezulluar procedurën e tenderit për