Dita më e ftohtë e javës/ Temperatura deri në -6 gradë Celsius, njihuni me motin

01/12/2020 - 07:49

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të kthjellët me vranësira kalimtare. Në zonat verlindore nuk përjashtohet mundësia që gjatë natës të ketë reshje bore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndejshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -6°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 03ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 05°C në 14°C.

Era do të fryejë në drejtim Verilindor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthellët. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -6°C në 04°C dhe në zonat e ulëta nga -4°C në 05°C.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është ndarë nga jeta anëtari i Akademisë së Shkencave, studiuesi i shkencave matematike, Petraq Petro.

Moti i acartë që ka mbërthyer vendin tonë prej ditësh do të vijojë dhe këtë fillim jave, ku temperaturat sot kanë shënuar edhe -12 gradë.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka takuar rektorët e universiteteve publike për disa çështje, por kryesisht mësimin online.

Në ambientet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës është zhvilluar paraditen e sotme një takim mes kreut të kësaj dhome Alban Isteri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2343 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 29

Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako, në një lidhje me “News 24”, deklaroi se temperaturat së fundmi kanë qenë të ulëta në vend, duke sht

Në fillimin e javës së dytë të vaksinimit anticovid, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin në Air Alb

Prifti i Kishës Ortodokse në Lezhë, Koço Kapedani është dhunuar nga punonjësi i një firme private.

Një kasetë elektrike ka marrë flakë pranë një biznesi në bulevardin "Dyrrah".

Moti i ftohtë që ka përfshirë vendin ka bërë që edhe në qytetin e Durrësit të ketë ngrica.