Në Ditën ndërkombëtare të Tokës, edhe Ambasada Amerikane në Tiranë i është bashkuar thirrjeve ndërgjegjësuese e ka një mesazh për të gjithë shqiptarët.

Sipas Ambasadës, shqetësimi për mirëqenien e planetit sa vjen e rritet, sidomos në njohjen e shtrirjes së ndotjes nga plastika.

“Sot është Dita e Tokës dhe mënyra më e mirë për të ndihmuar në këtë ditë është që të përfshiheni! Shqetësimi për mirëqenien e planetit tonë sa vjen e rritet, sidomos në njohjen e shtrirjes së ndotjes nga plastika. Sfida e Tokës 2020 do të krijojë të dhëna të hapura, në mënyrë që kërkimet të masin mirëqenien e planetit tonë – dhe për këtë duhet ndihma juaj”, thuhet në faqen e Ambasadës në “Facebook”.