Ish-oficeri i policisë gjyqësore dhe nënkomisari Emiliano Nuhu, të mërkurën, në një intervistë ekskluzive për gazetarin investigativ Basir Çollaku transmetuar në “Shijak Televizion” ka zbuluar detaje tronditëse në lidhje me shtetasen Xhensila Maloku. Nënkomisari ka treguar se e reja është rrëmbyer dhe kërcënuar me armë nga djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.

Në momentin që ka dashur të bëjë kallezim në polici, oficerët nuk ia kanë pranuar, pasi është njoftuar deputeti i PS-së së bashku me të birin dhe e në sy të oficerëve e kanë nxjerrë nga komisariati ku e ka kërcënuar duke i vënë pistoletën në bark për të mos folur.

“Djali i deputetit te PS, Rrahman Rrahja e ka rrëmber Xhensila Malokun, e ka goditur, e ka djegë me cigare. I ka vënë pistoletën në vende të ndryshme të trupit, vajzës i ka rënë të fikët. Deputeti Taulant Balla ka ndërhyrë tek shefi i policisë Fushë Krujë, e tek kryebashkiaku”, thotë ish-oficeri Nuhu.

“Vajza Xhensila Maloku ka ardhur tek Komisariati numër 6 në Tiranë e ka bërë denoncim. Por këtu ka ardhë deputeti Rrahman Rraja, djali i tij, vëllaiu i tij, Rexhep Rrahja. Ata kanë hyrë në komisariat dhe kanë marrë vajzën nga zyra dhe e kanë nxjerrë jashtë. Këtu shtetasi Rexhep Rrahja e ka fut Xhensila Malokun në makinë dhe i ka thënë që mos bëj denoncim se ne morëm fund, por unë do të vras. I ka vënë pistoletën TT në bark dhe e ka kërcënu. Aty është tërheq, por më pas janë bërë denoncime në komisariatin numër 3”, – tha ai.