Djali i ish Presidentit Bujar Nishani ka vendosur që të heqë dorë nga shtetësia shqiptare.

Ersilio Bujar Nishani ka lënë shtetësinë e Shqipërisë dhe faktin është konfirmuar nga fletorja zyrtare. Në dekretin e 18 marsit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, midis personave që kanë vendosur të heqin dorë nga pasaporta shqiptare është edhe djali i ish-Presidentit Nishani.

Arsyeja e vendimit nuk dihet. Prej kohësh djali i Nishanit vijon studimet në Austri.