Konfirmohen edhe dy raste të reja me Covid-19 në Durrës. Dy të infektuarit janë burra të moshës 71 dhe 77 vjeç. Të dyja rastet janë të shkëputur nga njëri-tjetri dhe pa histori udhëtimi, raporton “TCH”.

Sipas burimeve spitalore, njëri nga rastet, 71-vjeçari, ka dhe nusen edhe djalin me temperaturë të lartë. Djali i tij punon në një call center.

Ndërkaq nuk dihet burimi i infektimit as për rastin tjetër. Këto raste e çojnë në 14 numrin e personave të prekur nga koronavirusi në Durrës.