A do ketë diell? Sinoptikania: Si do mbyllet prilli

15/04/2019 - 11:38

Me sa duket diellin do ta kemi me kursim këtë prill. Ndryshe nga marsi që na solli temperatura të larta, gati për plazh, prilli do të vazhdojë me reshje dhe lagështirë.

Sinoptikania Adiola Bani tha në News24, se reshjet do të vazhdojnë edhe për dy javët në vijim por me ndërprerje, ndërsa sa i përket temperaturave do të ketë rritje.

“Kjo javë pritet më e ngrohtë se ajo që lamë. Do të kemi reshje gjatë pasditeve duke nisur nga dita e sotme dhe e nesërme. E mërkura do të sjellë përmirësim gradual, por do të ketë reshje në zonat malore. Sa iu përket temperaturave do të kemi rritje në ditët në vijim, gjatë fundjavës do të shkojnë në 24-25 gradë celsius. Prilli pritet të mbyllet si një muaj i freskët dhe me lagështirë, në krahasim me marsin. Edhe ditët e fundit pritet të kemi sërish reshje”, tha Bani.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prokuroria për Krime të Rënda do të nisë marrjen e dëshmive për grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako iu ka uruar të gjithë besimtarëve katolikë festën e Pashkëve.

Perëndimi i diellit e ka bërë optimist avokatin Spartak Ngjela se në Shqipëri po perëndon edhe korrupsioni shtetëror 100 vjeçar.

Sipas parashikimeve të MeteoAlb, këtë të diel kushtet atmosferike të qëndrueshme do të diktojnë mot të kthjellët në të gjithë vendin.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se caktimet e përkohshme të kryera nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku dhe më

Më 26 maj, në të njëjtën kohë me zgjedhjet evropiane do të mbahen zgjedhjet lokale në Itali.

Moti i keq me shi dhe temperatura e ulëta na ka thënë “mirupafshim”, të paktën për këtë javë.

Kur na ndajnë vetëm pak javë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pezulluar procedurën e tenderit për