Do kryente vrasje në Tiranë, parandalohet krimi i radhës nga i shumëkërkuari (VIDEO)

14/08/2019 - 10:28

Parandalohet një vrasje dhe vihet në pranga një person shumë i kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë,

Falë marrjes së informacionit nga qytetarët dhe bashkëpunimit mes strukturave të DVP Tiranë e DVP Shkodër, është bërë i mundur parandalimi i një vrasjeje, informon sot policia. Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Sadetin Erkoçeviq, 28 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, i dënuar për vrasje dyshohejse do të kryente një krim të rëndë në Tiranë.

Mbrëmë rreth orës 20:50 është marrë njoftimi nga ana e shërbimeve të Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë së në rrugën “Bilal Xhaferi”, ndodhej një person i cili bënte lëvizje të dyshimta dhe dyshohej se kishte armë zjarri me vete.

Policia ka organizuar punën duke bërë lokalizimin e menjëhershëm të personit të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë mbajtur nën kontroll personin duke bërë të mundur që me metoda të shpejta proaktive në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Shkodër të identifikonin personin e dyshuar, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Shërbimet policore kanë ndërhyrë menjëherë duke e neutralizuar dhe shoqëruar në komisariatin e Policisë Nr. 2, shtetasin Sadetin Erkoçeviq, 28 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

Këtij shtetasi në momentin e kontrollit i është gjetur në çantën e dorës një armë zjarri pistolete e tipit Bereta, me 14 fishekë dhe një fishek në fole gati për qitje.

I dënuar me 20 vjet burg për vrasjen në lokal

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të formës së prerë në datën 15.02.2018, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake".

Më datë 10.05.2014, në një lokal me muzikë live, autori Sadetin Erkoçeviq ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin I.Y. dhe ka plagosur një tjetër.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Analisti Mentor Kikia e sheh si lajm të mirë që për herë të parë politika nuk po arrin marrëveshjes mes vetes, që sipas tij kanë dëmtuar

Pak ditë më parë ka qarkulluar në disa portale një lajm për një video kompromentuese që thuhej se kishte si protagonist pikërisht ambasad

Për herë të parë në spitalet publike shqiptare u realizua ndërhyrja e nefrektomisë, apo heqja e veshkës me metoda të avancuara, nëpërmjet

Zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç, ka reaguar pas deklaratave të forta të Presidentit Ilir Meta, i cili tha dje se disa ndërkombëtarë j

Korçarët janë të mjaftuar që të jetojnë edhe në shtëpi me sipërfaqe modeste.

Ditën e hënë, më datë 25 Nëntor pritet të miratohen emrat e tetë prokurorëve që do të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme.

Është zhvilluar në Durrës ceremonia e dorëzimit të granteve nga Bashkimi European për sektorin e turizmit me vëmendje të veçantë në sekto