A do mbyllen kufijtë me Italinë nga frika e koronavirusit? Manastirliu: Jo masa agresive

24/02/2020 - 10:57

Gjatë mbledhjes me Task Forcës për koronavirusin, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu foli edhe për mbylljen e kufijve me shtetin italian, ku virusi ka shënuar katër viktima dhe qindra të infektuar dhe vijon përhapjen me shpejtësi

Manastirliu deklaroi se mbyllja e kufijve realizohet kur paraqiten raste apo kur ka një shpërhapje të gjerë të epidemisë, madje sipas saj, edhe në këto raste nuk vendosen masa agresive kombëtare, por izolohen zonat.

"Kjo situatë po trajtohet me shumë përgjegjësi nga të gjitha strukturat. Është momenti të veprojmë në përgjegjësi të plotë, duke garantuar së pari shëndetin e qytetarëve. Në varësi, dhe sipas shkallës së rrezikshmërisë, do të marrim masat përkatëse. Aktualisht Shqipëria nuk ka asnjë rast të prekur nga koronavirusi. Sa i përket mbylljes së kufijve, unë së bashku me ekspertët, pasi duhet të kuptojmë që procesi po udhëhiqet nga ne, po vlerësojmë riskun dhe do rekomandojmë masat. Sipas shkallës së rrezikshmërisë, do të ketë edhe masa, me qëllimin e vetëm, mbrojtjen e shëndetit të popullatës. Për momentin ne kemi dyfishuar ekipet e shëndetësisë në pikat kufitare, për të pasur kontroll të imtësishëm. Për çdo vendim që do të marrim, do iu informojmë në kohë reale. Masat do të jenë të bazuara në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Mbyllja e kufijve realizohet kur paraqiten raste, apo kur kemi një shpërhapje të gjerë të epidemisë. Edhe në ato raste, nuk vendosen masa agresive kombëtare, por izolohet rasti, duke u vendosur masa sigurie në zona të caktuara. Të gjitha palët jemi në përgjigje të situatës dhe do përgjigjemi sipas shkallës së rrezikshmërisë", tha Manastirliu.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Banorët e lagjes nr.11  në Durrës kanë kundërshtuar mundësinë e shpërthimit me tritol të pallatit 6-katësh në bulevardin "Dyrrah".

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një operacion në shkallë të gjerë në kontrollin e lumenjve, burim, shtrat dhe gr

Sekretari i Partisë Socialiste Italiane, Vincenzo Maraio, ka shprehur hapur mendimin e tij kundra shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë infektuar 21 persona me koronavirus, të gjithë n

Vitet e fundit ne kemi parë shumë kronika lajmesh, por edhe kemi dëshmuar me sytë tanë se si grupe emigrantësh sirianë futen në Shqipëri

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes një njoftimi i ka vënë në dijeni qytetarët shqiptarë se, Mali i Zi që prej datës 1 qersh

Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur shqyrtimin e rastit të dhunimit të të riut rom nga policia bashkiake.

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët që herë pas here do të

Perspektiva për të rritur produktivitetin në trojet shqiptare është e pashpresë për arsye se Kosova dhe Shqipëria kanë numrin më të lartë

Zbulohen të tjera detaje nga vendimi i paligjshëm për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.