"Do na mungosh njeriu i mirë Bashkim Kopliku!" Miqtë shprehin dhimbjen për ndarjen nga jeta të inxhinierit

21/11/2020 - 22:05

Ndarja nga jeta e ish-zv/kryeministrit dhe inxhinierit të njohur elektronik Bashkim Kopliku ka prekur shumë familjarët dhe të afërmit, por dhe ata që e njihnin nga afër, miq, shokë e bashkëpunëtorë.

Përmes postimeve të ndjera në rrjete sociale ata shprehin dhimbjen për ndarjen nga jeta të Koplikut, i cili humbi betejën me Covid-19, ndërsa ishte në udhëtim drejt Italisë, për t’u kuruar atje.

“Bashkim Kopliku, burri, shtetari e politikani dinjitoz, është ndarë nga kjo jetë.

Qoftë për në parajsën e Zotit”, shkruan kreu i Task Forcës për Covid dhe njëherazi Inspektor i Përgjithshëm i ISHSH, Shkëlqim Hajdari.

Ndërkohë, një mik i hershëm i Koplikut, Engjëll Çeka shkruan ndër të tjera: “Do na mungosh miku im, njeriu i mire Bashkim Kopliku. Pushofsh ne paqe!".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet ditën e enjte për të shqyrtuar 3 kandidatët e tjerë për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin se sapo ka kaluar Covid-19.

Presidenti Ilir Meta ka humbur një person të shtrenjtë për të, mikun e tij Arjan Kuçin.

Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj është infektuar dhe pas tre javëve izolim ka shpallur fitoren nga Covid-19.

Gjykata e posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje për gjyqtaren Mimoza Margjeka të arrestuar për ko

Ndëshkohen me masë administrative 512 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse gjatë 24 orëve të fundit.

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Pavarësisht situatës së vështirë dhe të ngarkuar që po kalon Durrësi për shkak të procesit të rindërtimit dhe nga ana tjetër e pandemisë