Do nisë izolimi në burgje/ Të dënuarit më të rrezikshëm pa kontakte me botën

25/05/2019 - 16:25

Me urdhër të Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku u ngarkua kreu i Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila do drejtojë procesin e izolimit të të dënuarve sipas ligjit 41 bis.

Kjo procedurë do vijojë deri sa të ndërtohet SPAK. Ligji që parashikon izolimin dhe çdo kontakt me botën e jashtme u miratua para disa muajsh dhe ka si shembull ligjin italian të quajtur “41 bis” i aplikuar në Itali ndaj Toto Rinës apo Provencanos.

Në bazë të këtij ligji do të futen në izolim të veçantë të dënuarit e grupit të imamëve, të cilët rekrutuan luftëtarë në Siri, apo Emiliano Shullazin për sa kohë u shpall fajtor për grup kriminal, si edhe të të dënuar që u shpallen fajtorë për vrasje të efektivëve të policisë në vite.

Aplikimi i këtyre masave kryhet pas dështimit të autoriteteve, të cilave shpesh iu dilnin në përgjime të burgosurit duke dhënë urdhra për krime të ndryshme.

Çdo i dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal, akte terroriste, trafik ndërkombëtar droge, apo pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal do t’i nënshtrohen ligjit “41 bis” që është një nga ligjet italiane ndaj grupeve mafioze në shtetin fqinj.

Vendosja nën regjim të posaçëm të të paktën 270 të dënuarve dhe të paraburgosurve do të thotë se ndaj tyre do të vëzhgohen takimet me familjarët, këto takime do të përgjohen dhe regjistrohen.

E gjitha kjo ndodh me qellim për të parandaluar takimet me njerëz të jashtëm. Bëhet fjalë për personat me rrezikshmëri të lartë shoqërore të dënuar për vepra të rënda penale si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë e armatosur apo organizatë terroriste. /TCH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një e moshuar nga Durrësi e lënduar nga tërmeti është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Pasditen e sotme në Shqipëri ra një tërmet i fuqishëm, më i forti i 30 viteve të fundit, i cili shënoi plot 5.8 ballë. 

Ministrja Ogerta Manastirliu vizitoi të lënduarit nga tërmeti në spitalin rajonal të Durrësit.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një konferencë për mediat në këto momente shprehet se lëkundjet fillestare të tërmetit do të pasohen

Pas lëkundjes së frikshme prej 5.8 ballësh që tronditi të gjithë vendin, por veçanërisht Durrësin dhe zonat përreth ku dhe ishte epiqendr

Dëmtime të shumta ka pësuar një pallat tek Shkëmbi i Kavajës, ku lëkundjet e tërmetit janë ndjerë mjaft të forta.

Rritet bilanci i personave të lënduar në Durrës nga tërmetet e frikshme të rëna pasditen e sotme.

Të tjera pallate janë krisur në Durrës. Pallatet ndodhen në lagjen nr.17, në afërsi të stacionit të trenit.

Dëme të shumta materiale janë shkaktuar nga dy lëkundjet e forta të tërmetit edhe në Shijak e Sukth.