A do të kemi një tjetër mbyllje totale? Ja çfarë thotë Manastirliu

13/10/2020 - 23:06

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se askush nuk e dëshiron një mbyllje tjetër, ndërsa shtoi se prandaj njerëzit duhet të zbatojnë rregullat, duke larë duart, ruajtur distancën dhe duke mbajtur maskën.

Ministrja nuk ishte në gjendje të deklaronte nëse mund të kishte ose jo një mbyllje tjetër dhe as të bënte një parashikim se çfarë mund të ndodhte në javët në vazhdim.

Manastirliu duke iu referuar shifrave, tha se në Shqipëri ka 147 mortalitete për 1 milionë banorë, ndërkohë që rastet e infektimit janë mbi 5000 për 1 mln banorë.

“Jemi më poshtë se shifrat që kanë shumë prej vendeve të Rajonit apo të BE-së, qoftë përsa i takon mortaliteteve ashtu edhe për infektimet”, tha Manastirliu.

Ajo tha se do të ketë rritje të testimeve, sepse është nevojë e strategjisë për të gjurmuar dhe izoluar rastet e personave të infektuara.

“Kapacitetet tona aq sa kërkon hetimi dhe gjurmimi në territor”, tha Manastirliu.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Trupi i mbytur i gjetur sot në mëngjes në Durrës, i përket peshkatarit të zhdukur rreth një javë më parë, Silvi Priftit.

Rendi dhe siguria pavarësisht deklarimeve zyrtare nuk është në nivelin e duhur.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin.

Gjendet një person i mbytur në breg të detit në lagjen nr.1 në Durrës.

Ambasadorja amerikane ka vlerësuar SPAK pas vendimit të GJKKO për të sekuestruar sërish pasuritë e ish-kryeprokurorit të përgjithshëm, Ad

Adriatik Llallës, ish-prokurorit te përgjithshëm që do gjykohet për fshehje te te ardhurave, tanimë me vendim të Prokurorisë së Posaçme k

Vijojnë kontrollet nga autoritetet për respektimin e masave antiCOVID.

Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave të disa deputetëve në Kuvend, ndërsa më të ashprat i artikuloi Myslim Murrizi, kundër ndryshimev

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizj