A do të mbyllen shkollat më 2 nëntor? Vjen reagimi zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë

17/10/2020 - 17:01

Në emailet dhe komunikimet mes qytetarësh në rrjetet sociale, ka qarkulluar një shkresë që aludon se ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka nënshkruar më 15 tetor 2020 një Akt Normativ mbi shkollat.

Sipas kësaj shkrese që sugjerohet të jetë zyrtare, njoftohet se më 2 nëntor 2020 do të mbyllen të gjitha institucionet arsimore shtetërore dhe jopublike në vend për tre muaj për shkak të situatës epidemiologjike në vend të shkaktuar nga koronavirusi i ri Sars Cov-2.

Shkresa citon kërkesën e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe shoqërohet me nënshkrimin e urdhrit nga Manastirliu.

Kjo faksimile shkrese, qartësisht dukej se ishte e rreme ose e montuar.

Megjithatë shumë qytetarë u shqetësuan tri ditët e fundit me qarkullimin e gjerë të kësaj letre.

Në këto kushte u kërkua një informacion zyrtar. Burime zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, konfirmojnë se kjo shkresë nuk është e vërtetë. Këto burime përgënjeshtruan të jetë nënshkruar apo marrë një vendim i tillë për mbylljen e shkollave dhe se dokumenti është fals.

Gjithsesi ministria e Shëndetësisë ashtu si dhe kryeministri një ditë më parë, nuk përjashtojnë një mbyllje të re në periudhën në vazhdim, nëse do të kemi mospërballim të të shtruarve në spitalet Covid.

Për këtë arsye, 17 mijë mësues në të gjithë Shqipërinë, aktualisht po i nënshtrohen një procedure të përgatitjes së mësimeve online.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sot (27.10.2020), Prefekti i Qarkut Durrës Roland Nasto zhvilloi një takim pune me anëtarët e Task-Forcës për monitorimin, kontrollin, in

7 mësues të shkollës 9 vjeçare “Sotir Gurra” në Korçë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës z.Roland Nasto njëkohësisht dhe Kryetari i Komitetit Rajonal Antitrafik u zhvillua sot një tak

Pavarësisht se kishte dhënë dorëheqjen si gjyqtar, KLGJ ka vendosur sot shkarkimin e Shkëlqim Mirit, gjyqtari i dënuar për korrupsion.

Floresha Rasha, edhe pse pas shtatë vitesh lufte në Siri, preku sot tokën shqiptare, është përballur me refuzimin e familjes së saj.

Muharrem Xhepexhiu, mjeku nga Lushnja ka ndërruar jetën ditën e sotme për shkak të koronavirusit.

Administratorja e kompanisë “Albtek-Energy” shpk, Stela Gugallja, e cila zotëron inceneratorin e Elbasanit, i përgjigjet akuzave të kreut

Në 24 orët e fundit, në Durrës janë regjistruar 26 raste të reja me Covid-19.

Ditën e premte, më datë 30 tetor, Këshilli Bashkiak i Durrësit do të zhvillojë mbledhjen e radhës, me mjete të komunikimit elektronik.

Shtatë persona kanë humbur jetën nga kronavirusi sot në vend, duke shënuar numrin më të lartë të vdekjeve në 24 orë që nga fillimi i pand