A do të mbyllet Shqipëria? Drejtoresha e ISHP-së nuk jep afate

28/10/2020 - 20:19

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico ka folur rreth mundësisë për t'u kthyer sërish në karantinë. Në një intervistë për Report Tv, Fico tha se në asnjë lloj momenti nuk mund të bëhen parashikime.

Fico tha se nëse punëdhënësit kanë mundësi që punonjësit e tyre t’i lënë të punojnë nga shtëpia, ta bëjnë këtë gjë, për të shmangur kontaktet.

“Kjo është një sëmundje që ka një dinamikë që smund të bësh parashikime që të na thotë ç’do të ndodhë nesër. Duke pasur një rritje të numrit të infeksioneve, ne mund të themi që masat që kemi marrë po të zbatohen rigorozisht, kjo do të na lejojë që të kapërcejmë këtë moment shumë më mirë. Nëse do dekurajohemi nga vështirësia në të cilën na vuri pandemia, do të jetë shumë e vështirë. Askush nga ne nuk dëshiron një mbyllje. Dua të sjell në vëmendje një fakt. Të gjithë punëdhënësit që kanë mundësi t’i lënë punonjësit e tyre të punojnë nga shtëpia, ta bëjnë këtë gjë. Të mbajmë maska të ruajmë distancimin dhe të shkojmë te mjeku në rast se kemi shenja. Kjo do të na bëjë të jemi më të aftë që të kufizojmë sa më pak,”– tha ajo.

Gjatë 24 orëve të fundit, humbën jetën gjashtë persona të tjerë, ndersa 311 qytetarë u infektuan me Covid-19.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Grupimi "Bicycle Durrës" ka zhvilluar paraditen e sotme një pedalim në kuadër të 28 Nëntorit, ditës së shpalljes së pavarësisë.

Një tjetër mjek e ka humbur betejën me koronavirusin. Ditën e sotme ka ndërruar jetë mjeku okulist, Ferdinand Shkrepa.

Lirohet Admir Çerpja, një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë që u vu në pranga për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas.

Sekretari i Shtetit në SHBA, Mike Pompeo ka uruar 108-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

28 nëntori i 2020 shënon 108-vjetorin e Pavarësisë së vendit.

Mëngjesi i kësaj të shtune do të nisë me kthjellime dhe vranësira të pakta.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i qëndron mendimit se muzika e lartë ka ndikim në përhapjen më të shpejtë të koronavirusi

Në Shqipëri, një raport paraprak i Kontrollit të Lartë të Shtetit i konsideron të pabaza akt-ekspertizat që sugjerojnë prishjen e 7 shkol

Kjo fundjavë përkon me festat e 28-29 nëntorit, që na gjejnë në një situatë të pazakontë për shkak të situatës me pandeminë e Covid 19.