Dokumenti/ Zbulohet kontrata “sekrete” e qeverisë me “Pfizer” për vaksinën

19/01/2021 - 22:22

Zbulohet kontrata “sekrete” e qeverisë shqiptare dhe korporatës farmaceutike “Pfizer” e miratuar një ditë më parë në Kuvend.

Në dokument ka një kontratë prej 52 faqesh përcaktohet sasia e vaksinave që do të mbërrijnë, kostot e një vaksine, por dhe kushtet që duhet të plotësojë qeveria shqiptare.

Nëpërmjet kësaj marrëveshje konfidenciale, qeveria shqiptare ka blerë te “Pfizer”-it për muajin janar 10 mijë e 530 doza, ndërsa për një dozë të vetme është paguar 12 dollarë.

Në kontratë zbulohet po ashtu se është planifikuar të vijnë 30 mijë e 420 doza në shkurt ndërsa në vjeshtë dhe dimër 458 mijë e 640 të tjera. Në total qeveria shqiptare ka nënshkruar me “Pfizer” blerjen e 499 mijë e 590 dozave.

Në fakt, sipas kontratës qeveria shqiptare do të paguajë paraprakisht brenda 30 ditëve nga marrja e faturës 2.997.540 dollarë, rreth 3 milionë dollarë. Ndërsa totali i parave që duhet të paguajmë është rreth 6 milionë dollarë.

Ajo që bie në sy është fakti se nuk do ketë dërgim vaksinash në vendin tonë në muajt mars, prill, maj dhe qershor. Nuk dimë nëse qeveria pret vaksinat e Covax gjatë këtyre muajve, por ajo që është e sigurt është se Pfizer do të nisë ridërgimin në vjeshtë-dimër, ku parashikohet të vijnë 458 mijë e 640 të tjera. /BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Banorët e pallatit nr.1187/1188, lagjja nr.16 në Durrës kanë protestuar për rikontruksionin që i është bërë godinës ku banojnë 54 familje

Prej datës dy të këtij muaji, në qytetin e Durrësit ka vijuar procesi i vaksinimit antiCovid.

Vranësirat dhe reshjet e shiut e dëborës do te dominojnë sot të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Veril

Paraditen e sotme, para se të niste mbledhja e Këshillit Bashkiak Durrës, në të cilën ishte parashikuar të kalonte me urgjencë për mirati

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Durrës, një nga pikat e rendit të ditës ishte ajo me nr.5 ku kaloi për miratim

Vijon te jetë i lartë numri i personave dhe i rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri.

Personi që i vuri flakën katit të dytë të Drejtorisë Arsimore në Fier është kapur nga policia.

Zjarr në Drejtorinë Arsimore në Fier. Burime zyrtare bënë me dijet se zjarri ka rënë rreth orës 15:10, në katin e dytë të ndërtesës.