Doli i gjallë nga rrënojat e hotelit në Durrës, drejtori i Emergjencave tregon si mbijetoi Klajdi Qato

07/12/2019 - 18:32

Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka folur sot për operacionet e kërkim-shpëtimit që janë bërë pas tërmetit të fuqishëm në 26 nëntor. I ftuar sot në studion e “Kjo Javë” në News 24, Çako tregoi dhe disa nga momentet e vështira gjatë operacioneve.

Ndër të tjera, drejtori i Emergjencave Civile, rrëfeu dhe operacionin për shpëtimin e Klajdi Qatos, ku tha se ishte një tra i kishte bllokuar daljen.

“Grupet tona kishin mundësuar krijimin e një hapësire, e një tuneli deri në mbërritjen e Klajdit, djalit që u shpëtua, por pozicioni i tij ishte shumë i vështirë, pasi një tra i vendosur në mënyrë horizontale në pjesën e krevatit e kishte mbyllur ose e kishte kufiziuar mundësinë e daljes. Gjithçka u mundësua falë durimit dhe profesionalizmit të ekipeve greke që krijuan terrenin e mjaftushëm për ta shpëtuar”, tregoi ndër të tjera drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një ceremoni solemne, Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi Ambasadoren e Republikës së Francës, Znj.

Sandër Lleshaj ministër i  punëve të brendshme është duke zhvilluar një vizitë në Liban me qëllim mundësimin e riatdhesimit të fëmijëve d

Vetëm pak kohë pas publikimit të lajmit për qenin që u vra pasi u lidh pas makine dhe u tërhoq në rrugë nga i zoti në Sukth, një tjetër l

Ditëve të nxehta duke se ju ka ardhur fundi, dhe duke nisur nga dita e nesërme 23 shtator, mund të themi se jemi zyrtarisht në stinën e v

Paraditen e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një Live në Facebook se vizitoi zyrat e Institutit të Sigurimeve Shoqëro

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Përkeqësimi i kushteve të motit që filloi që mbrëmjen e së hënës bëri që sot një skaf të përfundonte në bregdetin e sektorit Hekurudha, n

Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin "shërbim prove", për tre gjyqtarët të cilët akuzohen se kanë parë një ndeshje "El Classico" me paratë

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për të rinjtë e arrestuar për vrasjen e 39-vjeçarit Armando Baboçi, ngjarje e ndodhur më 18

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka rezultuar pozitive me COVID-19.