Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për ish-deputetin socialist dhe ish-drejtorit të Burgjeve, Arben Çuko duke mos kaluar dosjen në ngarkim të tij për gjykim.

Pak muaj më parë, gjykata ndryshoi masën e sigurisë për ish-deputetin nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”, ndërsa tashmë gjykata ka rrëzuar akuzat për korrupsion, duke lënë vetëm akuzën e moskallëzimit të krimit.

Arben Çuko u arrestua në tetor të 2018-ës në kuadër të operacionit “VOL-VO4” pasi doli në përgjimet e grupit “Avdylaj”, pjesë e dosjes së famshme 339.

Në këto përgjime Çuko u zbulua se favorizoi një të dënuar për të lëvizur nga një burg në një tjetër. Gjithashtu Arben Çuko u akuzua edhe për korrupsion, pasi shoferi i tij dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të lehtësuar kushtet e një të dënuari.