Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela do t’i nënshtrohet procesit të vetingut më 22 janar.

Sipas kalendarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Donika Prela do japë llogari në seancë dëgjimore rreth pasurisë së saj dhe aftësive profesionale ndër vite.

Donika Prela, si drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda do të ketë përballë trupën gjykuese të udhëhequr nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari.