Pas vendimit të mjekut Tritan Kalo për t’u larguar nga Komiteti i Ekspertëve ka reaguar doktori Erion Dasho.

Dasho shkruan në Facebook se ky është një veprim pres profesionisti dinjitoz dhe shpreson që veprimi i sotëm të pasohet edhe nga kolegët e tjerë.

POSTIMI I PLOTË

NJË VEPRIM PREJ PROFESIONISTI DINJITOZ!

Sot, Prof.

Tritan Kalo dha dorëheqjen nga pjesëmarrja në komitetin qesharak anti-COVID! Një veprim prej profesionisti të ndershëm që prej kohësh ka protestuar kundër keqpërdorimit të komitetit nga politika.

Uroj që veprimi i sotëm i Prof. Kalos të pasohet nga të tjerë kolegë që do të largohen prej të ashtuquajturit komitet!

Deri tani, krenar për veprimin dinjitoz të profesorit!