Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako nuk ka ndërmend të dorëhiqet nga detyra.

I kontaktuar nga News 24 dhe BalakanWeb, Haki Çako thotë se s’ka vendosur të zyrtarizojë largimin e tij nga policia ditën e nesërme, siç thuhet në media.

“Jam në krye të detyrë, lajmet që qarkullojnë janë të pavërteta. Janë intriga që kanë vijuar gjatë gjithë ditës”,- ka thënë Çako.